PD akuza qeverisë për mungesë transparence në lidhje me marrëveshjen me Greqinë

Nga Exit News
PD akuza qeverisë për mungesë transparence në lidhje me marrëveshjen me Greqinë

Partia Demokratike kërkoi transparencë në lidhje me marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një deklaratë zyrtare, PD pohon se qeveria nuk po jep asnjë informacion në lidhje me negociatat e delimitimit detar me Greqinë.

“Kjo çështje ka nevojë për transparencë dhe informacion të detajuar dhe sqarues se cfarë po ndodh, cila është hapësira ku zgjerohet shteti grek, a shkelen ligjet ndërkombëtare që rregullojnë këto çështje dhe a cënohen të drejtat dhe hapësira detare e Shqipërisë.  

Në vend të transparencës dhe informacionit, kryeminstri Rama ka zgjedhur të fshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare. Ndërkohë qeveria vazhdon të mos japë asnjë informacion mbi cfarë po ndodh me negociatat për delimitimin detar me Greqinë.  “

PD pohon se gjatë negociatave duhet të mbahet parasysh vendimin i Gjykatës Kushtetuese dhe ato të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësië.

“Roli dhe pesha e secilit ishull në përcaktimin e kësaj vije bazë, nga e cila fillon matja e elementëve të ujërave territoriale etj, duhet të jetë objekt i një negociate të kujdesshme, duke pasur parasysh si vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 ashtu edhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe ato të Tribunalit Ndërkombëtar mbi të Drejtën e Detit. “

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>