Partia Demokratike akuzon qeverinë se i ka dhënë pronë shtetërore në mënyrë të paligjshme dy biznesmenëve dhe ka kërkuar nga SPAK hetimin e çështjes.
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa deklaroi se 55 mijë metra katror në zonën bregdetare të Hamallajt në Durrës i janë shitur shoqërisë “Sviluppo Mare 1” sh.p.k., me pronar Redi Pezën dhe “S&D Invest” sh.a., me pronar Gentjan Sulën.
PD akuzon kryeministrin Rama dhe dy pronarët e bizneseve për korrupsion.
Sipas PD shitja është bërë me çmim më të ulët se çmimi i tregut në këtë zonë.
Për një metër katror janë paguar rreth 1 100 lekë. Në total e gjithë sipërfaqja 55 mijë metra katrorë është shitur për 59 565 000 lekë.