Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun Erion Veliajn se po mashtron për rezultatet në Qesarakë dhe Bërzhitë.
Përmes një deklarate për shtyp, Orjola Pampuri deklaroi se numërimi në këto zona ende është duke vijuar.
“Erion Veliaj si çdo herë gënjen dhe mashtron. Procesi i numërimit në Degën 12 dhe Degën 14 vijon ende. Ai shpall rezultatin në përpjekje për të fshehur humbjen në këtë zonë.”
Pampuri pohoi se PD ka patur një rritje me 25 përqind të votave në këto zona ndryshe nga sa thotë Veliaj. Ajo shtoi se PD do të fitojë këto zgjedhje.