PD akuza Veliajt, po shfrytëzon planet e rindërtimit për të betonizuar Tiranën

Nga Exit News
PD akuza Veliajt, po shfrytëzon planet e rindërtimit për të betonizuar Tiranën

Partia Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se po shfrytëzon planet e rindërtimit për të betonizuar më tej Tiranën.

Në një deklaratë për shtyp, të shtunën, përfaqësuesi i PD-së Ndriçim Mehemti, deklaroi se kopshti 42 në Tiranë është shembur pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Ky kopësht ishte vënë në listën e Këshillit Bashkiak për t’u shkatërruar, por nuk është vënë në listë për t’u rindërtuar. Ky kopësht u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, por nuk kemi ende një raport të plotë se sa është dëmi i tij.”

Mehmeti theksoi se kopshti 42 ndodhej në një zonë të lakmuar të Tiranës për të ndërtur kulla, ndaj kryebashkiaku Veliaj nuk do të rindëtojë më kopshtin në të njëjtjën hapisirë ku ka qenë më parë.

Kopshti 42 në Tiranë ndodhej në rrugën ‘Nikolla Tupe’, në zonën e ish-Bllokut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>