Pas reagimit të kryebashkiakut Veliaj, Partia Demokratike këmbëngul se bashkia po rindërton shtëpinë e një banori në Vishaj, si pjesë e Rindërtimit, i cili ka dhe shtëpi të tjera.
Në një postim në Facebook, zëdhënësja e PD Ina Zhupa pretendon se reagimi i bashkisë nuk vërteton me dokumente se personi të cilit bashkia po i rindërton shtëpinë nuk ka prona të tjera, siç pretendon PD.
Ajo i bëri thirrje kryebashkiakut Veliaj që të tregojë me fakte dhe dokumente se nuk po ndërton me paratë e bashkisë shtëpinë e një qytetari që ka dhe vila të tjera:
“Bashkia Tiranë le të na tregoi dokumentat e pronësisë në Vishaj të personit që citon ajo dhe të vërtetoj për publikun që nuk po ndërton shtëpinë e dikujt me prona të tjera si p.sh vila aty pranë.”
Sipas PD-së, dokumentat e pronësisë që ata kanë siguruar vërtetojnë që ajo pronë në Vishaj dhe të tjerat janë në pronësi të Lulzim Agës.