Partia Demokratike akuzoi qeverinë, të enjten, se ka varfëruar shqiptarët gjatë vitit 2020. Përmes ekspertit të ekonomisë Dorjan Teliti, PD tha se shqiptarët po e presin të varfër Vitin e Ri 2021.
Teliti publikoi një video në Facebook, ku shkruan se qeveria shqiptare ka dhënë ndihmën më të ulët gjatë pandemisë për qytetarët dhe bizneset.
“440 lekë në muaj, kjo është “arritja mëshiruese” e Edi Ramës për shqiptarët në nevojë. 10 muaj pandemi e shumë e shumë thirrje të biznesit, qytetarëve e opozitës kanë rënë në veshin e shurdhët të Kryeministrit që ka braktisur shqiptarët dhe ofroi paketën me të ulët në rajon e më gjerë”, deklaroi Teliti.
Ai ka shkruar se nëse PD fiton zgjedhjet do “të rikthejë vëmendjen dhe paratë e shqiptarëve aty ku e kanë vendin, në xhepat e tyre”.