
Ish-deputeti demokrat i zonës së Kurbinit, Andon Frrokaj akuzon kryeministrin Rama për shfaqje propagandistike me punimet për ndërtimin e banesave në Laç pas tërmetit.
Frrokaj ka publikuar një video dhe disa fotografi që pretendon se janë shkrepur në kantierin e ndërtimit, ku sipas njoftimit të kryeministrit Rama dy orë më parë kishin nisur punimet.
Në pamjet e publikuara kantieri i punimeve është i zbrazur, pa punëtorë apo makineri.
Frrokaj akuzon qeverinë dhe Bashkinë e Laçit se nuk po zgjidhin probleme me dokumentacionin, gjë që ka vonuar nisjen e ndërtimit të banesave.