Partia Demokratike akuzoi të martën kryeministrin Edi Rama se për 7 vite ka bashkëqeverisur me krimin e organizuar.
Përfaqësuesi i PD Enkeled Alibeaj, postoi një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shkran se “aleanca e Edi Ramës me trafikantët është një nga arsyet kryesore pse ekonomia ka rënë në duart e parave të pista dhe biznesi i vogël mezi merr frymë”.
“Këto 7 vjet të Edi Ramës janë bashkëqeverisje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Me Edi Ramën, Shqipëria është në listën e zezë të e OKB-së, si vendi kryesor për furnizimin e Europës me drogë.
Aleanca e Edi Ramës me trafikantët është një nga arsyet kryesore pse ekonomia ka rënë në duart e parave të pista dhe biznesi i vogël mezi merr frymë. Prej 7 vjetësh, Aleanca e Edi Ramës me krimin dhe trafikantët e drogës mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Mjaft më me krim dhe me drogë! Është koha për ndryshim”, tha Alibeaj.