Partia Demokratike ankimoi në Kolegjin Zgjedhor fletën e votimit. PD kërkon që fleta e votimit të jetë me emra dhe jo me numra.
Të dielën në mëngjes u hodh shorti në Kolegj dhe u përcaktua trupa e gjyqtarëve.
Trupa do të përbëhet nga Gentjan Medja, Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili dhe Asim Vokshi.
Seanca do të mbahet të dielën në orën 16:00.
Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve (KAS) pranoi ankesën e Partisë Socialiste.
PS kërkonte që feta e votimit të ishte me numra dhe jo me emra. KAS rrëzoi kështu propozimin e PD.
Për këtë PD reagoi përmes përfaqësuesit të saj Ivi Kaso.
“Rama sheh sondazhet e vërteta, sheh qytetarët që duan ndryshimin. Ai po përpiqet të manipulojë me çështjen e logos. Vendimi i sotëm është në shkelje të ligjit. Ata po mundohen të ngatërrojnë sot shqiptarët”, tha Kaso.
Ai njoftoi se PD do të apelojë vendimin dhe tha se “Rama është i turpëruar nga lista e kandidatëve dhe nuk do që qytetarët t’i shohin ata”.
“Rama e di që ne nuk do të biem dakord për zgjedhje të padrejta. Shqiptarët janë të ngopur me manovrat e tij të ndyra”, u shpreh Kaso.