PD: Buxheti i shëndetësisë, 37 milionë euro për 4 koncesione

Nga Stafi i Exit
PD: Buxheti i shëndetësisë, 37 milionë euro për 4 koncesione

Partia Demokratike e quajti sot buxhetin e vitit të ardhshëm për shëndetësinë dhe kujdesin social, buxhet koncesionesh për faktin se 37 milionë euro do të jepen për 4 koncesione që u janë dhënë 2-3 personave pranë qeverisë.

Në një konferencë për shtyp, ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia tha se qeveria po propagandon rritje të rreme të buxhetit ku në fakt:

“[…] buxheti 2020 nuk rrit pagesën për ndihmën sociale, nuk rrit pagat e mjekëve dhe infermierëve. Pjesa dërrmuese e rritjes së buxhetit për Ministrinë e shëndetësisë për vitin e ardhshëm do të shkojë për të paguar 4 koncesione.”

Zoti Spahia theksoi se me rreth 37 milionë euro që do të shkojnë për koncesione të pabazuara në studime të detajuara mund te ishte siguruar blerje ilaçesh, mund të rriteshin pagat dhe mund të kryheshin investime spitalore dhe përkujdesjeje.

PD/Kostot e 4 koncesioneve në shëndetësi.

“Qeveria e Partisë Demokratike e dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme,” – tha Zoti Spahiu – “ka një plan për të nxjerrë nga kolapsi shëndetësinë”.

Plani i PD-së është për të anuluar koncesionet korruptive në shëndetësi, rritjen e rrogave minimale për mjekët 1,200 euro dhe infermierët 700 euro. Programi i cituar nga Zoti Spahia synon ndalimin e largimeve masive prej stafeve mjekësore të spitaleve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>