PD denoncon Bashkinë e Tiranës për korrupsion me tenderat

Nga Exit News
PD denoncon Bashkinë e Tiranës për korrupsion me tenderat

Partia Demokratike akuzoi të martën kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se ka favorizuar kompaninë Alko Impex në dhënien e tenderave.

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa, në një deklaratë për shtyp tha se Kompania Alko Impex në pronësi të Abër Abazit, nipit të deputetit socialist Sadri Abazi, “vijon të vjelë begatitë e tenderëve nga bashkia e Tiranës dhe qeveria, konkretisht Autoriteti Rrugor Shqiptar”.

Sipas PD kjo kompani ka përfituar 4.8 milion euro kontrata gjatë 2020.

Zhupa fajësoi Veliajn pasi sipas saj, “që kur Erion Veliaj erdhi në krye të bashkisë së Tiranës, kompania e nipit të Sadri Abazit ka marrë nga kjo bashki tendera me vlerë 9.1 milion euro, nga të cilat 6.2 milion euro kontrata si operator i vetëm dhe 2.9 milion euro në kontrata ku Alko Impex është operatori kryesor i konsorciumit”.

Më tej Zhupa deklaroi se kjo kompani shfrytëzon mijëra metra katrorë në ish-Parkun e Automjeteve Kombinat, Rr. e Fabrikës së Qelqit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>