
Partia Demokratike përmes Dhurata Çupit denoncoi dështimin e rindërtimit të spitalit të Laçit.
Në një videomesazh në Facebook, Çupi u shpreh se spitali duhet të kishte përfunduar në qershor të këtij viti duke theksuar se banesat e qytetarëve do duan 2 vite për tu ndërtuar.
“Një vit pas tërmetit, nuk ka asnjë shenjë të spitalit, rindërtimi i tëcilit duhet të kishte përfunduar në qershor.
Tërmeti i një viti më parë la gjurmët e veta tëshkatërrimit në qytetin e Laçit. Prej atëherë, asgjë e mirë nuk ka ndodhur për qytetarët. Ata vazhdojnë tëenden shtëpive me qira, banesat e tyre nuk janëndërtuar dhe “Hajdutët e Fatkeqësisë” vijojnë tëmashtrojnë. Sipas gjasave, godinat nuk kanë shans tëndërtohen edhe për 2 vjet të tjera.”
Godina e spitalit të Laçit u dëmtua rëndë në strukturë nga tërmeti i 26 nëntorit. Instituti i Ndërtimit, pas vlerësimit, kërkoi zbrasjen e spitalit nga pacientët e mjekët dhe shpalljen e tij si jofunksional.
Gjatë një vizite në Kurbin të mërkurën, kryeministri Rama premtoi se spitali i Laçit do të ndërtohet së shpejti.
Në 7 mars 2020 ai prezantoi projektin e spitalit ndërsa në 14 dhjetor 2019 premtoi se ai do të rindërtohet brenda 6 muajve.