PD denoncon qeverinë dhe bashkinë Tiranë për Bulevardin e Ri

Nga Exit News
PD denoncon qeverinë dhe bashkinë Tiranë për Bulevardin e Ri

Partia Demokratike akuzoi të dielën përmes Albana Vokshit qeverinë dhe bashkinë Tiranë për Bulevardin e Ri.

“Bie fasada e qeverisë dhe Bashkisë, tek Bulevardi i Ri, qytetarët jetojnë mes ujrave të zeza”, denoncoi Albana Vokshi.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të largojmë me votë “qeverinë që vjedh”.

“Fasada e qeverisë me investimet ku pjesa më e madhe vidhet, po denoncohet kudo nga banorët në Tiranë”, tha Vokshi.

“Ju po e shihni vetë gjendjen sesi është gropa pa fund, kur bie shi përmbytemi dhe ujërat e zeza janë prezente. Ne paguajmë taksat, që janë  rritur dyfishuar, ujin,dritat. Më shumë paguajmë taksat se konsumin e tyre. Dhe nuk venë dorë. Ata vijnë edhe ikin dhe nuk bënë gjë tetë vite”,  u shprehën banorët.

Kandidatja Vokshi solli në vëmendje taksat e larta  për gjelbërimin, për pastrim për kanalizim, ndërkohë që  gjendja është katastrofale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>