PD denoncon qeverinë: Pandemia jashtë kontrollit

Nga Exit News
PD denoncon qeverinë: Pandemia jashtë kontrollit

Partia Demokratike përmes ekspertes së shëndetësisë Liljana Shyqyriu denoncoi të shtunën qeverinë, duke thënë se pandemia ka dalë jashtë kontrollit.

Ajo ka publikuar disa grafikë ku krahason rastet aktive në Shqipëri me vendet e BE gjatë 10 muajve të pandemisë.

Grafikët bazohen tek shifrat e rasteve aktive të COVID-19, në Kroaci, Bosnje, Maqedoni e Veriut, Itali apo Mal të Zi.

Sipas grafikëve  ka një rënie gjatë dhjetorit e janarit në këto vende, ndërsa në Shqipëri jo.

Shyqyriu tha se bota po e parandalon situatën parmes vaksinimit dhe akuzoi qeverinë se nuk po merr masa.

Ekspertja e shëndetësisë tha se institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masat e duhura për pandeminë, por askush nuk i ka kërkuar llogari.

Ajo akuzoi qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për të moshuarit.

Të shtunën u shënua një shifër rekord të infektuarish, prej 901 rastesh pozitive.

n
n

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>