Partia Demokratike denoncoi sot (12 shtator) se shkolla Pezë Helmës, e dëmtuar nga tërmeti, ende nuk është rindërtuar duke rrezikuar vitin shkollor për 360 fëmijë:
“300 nxënës dhe rreth 60 parashkollorë në fshatin Pezë Helmës rrezikojnë vitin shkollor. Shkolla e prishur nga tërmeti nuk është bërë gati për vitin e ri arsimor dhe ata duhet të shkojnë me 4 turne pasdite në shkollën e Vaqarrit”, tha PD, në një deklaratë për shtyp.
Bashkia Tiranë i kthehu përgjigje akuzave të PD-së duke thënë se:
“Shkolla 9-vjeçare në Pezë Helmës është pjesë e programit “EU4Schools”, me donacion nga Bashkimi Europian, dhe rikonstruksioni i plotë i saj po menaxhohet nëpërmjet UNDP. Përfaqësia e prindërve, dhe Bashkia kanë dakordësuar që të gjithë fëmijët ta kryejnë mësimin në mjediset e shkollës private “Vëllezërit Kajtazi” vetëm me një turn”.
Partia Demokratike i ka kthyer sërish përgjigje Bashkisë Tiranë, duke e quajtur deklarataën e saj gënjeshtër.
“Bashkia Tiranë gënjen hapur duke u përpjekur që fajin për rindërtimin e munguar të shkollës në Pezë Helmes t`ja hedhi Bashkimit Europian dhe UNDP.
Programi “EU4Schools” nuk parashikon asgjë dhe nuk e ka në listen e vet të rindertimit shkollën e “Pezes Helmes” . Kjo e konfirmuar në ëebside zyrtar të UNDP.
Nxënësit dhe prindërit e Pezë Helmes ju ka shkuar orari me turne për në shkollën e Vaqarrit”.