Opozita jashtëparlamentare kërkon mbledhjen e Këshillit Politik pasditen e së premtes.
Përmes postës elektronike, Bylykbashi dhe Vasili kanë njoftuar Partinë Socialiste se janë të gatshëm të diskutojnë çdo çështje në Këshill edhe pse nuk u arrit marrëveshja për ndryshimet kushtetuese të miratuara nga mazhoranca dhe opozita në parlament.
Për të vijuar diskutimet për reformën, opozita jashtëparlamentare propozon orën 17:00 të së premtes për takimin e rradhës në Këshillin Politik.
PD dhe LSI tregojnë se arsyeja pse nuk diskutuan ndryshimet kushtetuese në Këshill është sepse procedura parlamentare për to është përfunduar dhe nuk mund të ndryshojnë më.