PD do të kërkojë në Kuvend dënimin e gjenocidit në Kosovë

PD do të kërkojë në Kuvend dënimin e gjenocidit në Kosovë

Partia Demokratike do të kërkojë në Kuvend njohje dhe dënim të gjenocidit në Kosovë.

26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për të dënuar gjenocidin në Srebrenicë dhe Kosovë nga forcat serbe ndërsa shton se do ta kërkojë një gjë të tillë për Kosovën në Kuvend përmes një rezolute.

“Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin PD do të paraqesë në Kuvend një rezolutë.”, shkruan Basha në Twitter.

Gjenocidi në Srebrenicë është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dhe nga Parlamenti Europian.

Kuvendet e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut e kanë dënuar atë me rezolutë ndësa parlamenti serb përmes një rezolute ka kërkuar falje por ende nuk e ka njohur atë si gjenocid.

Kuvendi i Shqipërisë nuk ka rezolutë as për gjenocidin në Srebrenicë dhe as për atë në Kosovë.

Gjatë një vizite në Shqipëri dhjetorin e 2020, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kërkoi nga Shqipëria të dënojë gjenocidin në Kosovë përmes një rezolute.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>