
Fran e Bardhe Krosi nga Bushneshi i Krujës, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nentorit i kanë kërkuar qeverisë t’i ndërtojë një shtëpi.
“Veç të më bëjnë shtëpinë, nuk i du gjë tjetër shtetit. Unë, të më bëjnë shtëpinë siç e kam pasur, mor të paktën dy dhoma të rrimë. Mos të rrimë në çadër. Mos të rrimë në çadër!”, u shpreh në një video mesazh për përfaqësuesin e PD-së, Belind Këlliçi, kryefamiljari Fran Krosi.
Video mesazhi u publikua nga Partia Demokratike, të hënën, 28 shtator.
Familja Krosi, me dy anëtarë pensionistë, prej 10 muajsh jeton në një çadër, e cila nuk plotëson kushtet minimale të jetësës.
Ata u shprehën se deri më tani askush, as një përfaqësues i qeverisë apo i bashkisë nuk i ka takuar. “Asnjë, asnjë ndihmë, asnjë send nuk na kanë dhënë neve të dyve pleq”, tha Fran Krosi.