PD: familja Preni 10 muaj në çadër, nuk do të lëvizë nga toka e saj

Nga Exit News
PD: familja Preni 10 muaj në çadër, nuk do të lëvizë nga toka e saj

PD në vazhdim të rubrikës së saj të përditshme me familje të prekura nga tërmeti dhe pa ndihmë nga qeveria, sot (27 shtator) ka publikuar video mesazhin e familjes Preni në Fushë-Krujë.

Pjestarët e familjes Preni, Indriti dhe Desilda kanë pohuar për përfaqësuesen e PD-së Orjola Pampuri se jetojnë në çadër prej 10 muajsh, për shkak se nuk kanë ku të lënë pronën dhe bagëtitë e tyre.

Ata nuk janë dakord me vendimin e qeverisë për të lëvizur në një shtëpi të re, por kërkojnë që qeveria t’i ndërtojë banesën aty ku e kishin sepse nuk kanë ku të lënë bagëtitë.

“Po unë nuk mund të iki nga vendi im sepse unë kam bagëti, kam vendin tim këtu dhe s’mund të lëviz domethën nga vendi im, nuk e shoh të drejtë këtë gjë. Nuk dua të merrem me llafe politike por e mira është që unë mos të lëviz nga vendi im këto dua unë. 10 muaj që jetoj në çadër edhe fëmijët janë në kushte të vështira normal që jetes e vështirë është këtu”, tha Desilda Preni për Pampurin.

Ajo tregoi se familja e saj ka bërë peticion drejtuar qeverisë dhe Bashkisë për të rindërtuar banesën aty ku e kishte. “Fjalë nuk duam fare, unë dua shpinë, por e du këtu në vend tem”, u shpreh banorja e Fushë-Krujës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>