PD: Fituesit e tenderit për rrugën Korçë-Ersekë, miqtë e kryeministrit

Nga Exit News
PD: Fituesit e tenderit për rrugën Korçë-Ersekë, miqtë e kryeministrit

Partia Demokratike deklaroi se qeveria ka shpallur fitues të tenderit për rrugën Korçë-Ersekë miqtë e kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për shtyp, sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli deklaroi se fituesit janë Ndue dhe Agim Kola.

“Pak ditë më parë paralajmëruam një vjedhje flagrante të kësaj qeverie me rrugët.
Bëhet fjalë për një segment 4 kilometra të rrugës Korçë-Ersekë, e cila është tenderuar me gati 5 – fishin e kostos dhe është fituar nga miqtë e Edi Ramës, Ndue dhe Agim Kola.”

Para tre ditësh, Minarolli deklaroi se kjo rrugë do të kushtojë rreth 20 milionë euro për 4 kilometra, duke akuzuar qeverinë se ka pesëfishuar koston për ndërtimin e saj.

Agim Kola është pronari i kompanisë A.N.K, e cila u shpall fituese për tenderin e koncesionit Milot-Balldren. Ky koncesion nisi në vitin 2018, me një ofertë të pakërkuar nga kompania A.N.K shpk, me pronar Agim Kolën. Më 27 qershor 2018, Qeveria miratoi dhënien e një bonusi prej 8,5 për qindësh kësaj kompanie dhe lajmëroi se së shpejti do të hapte tenderin për këtë rrugë, ku mund të merrnin pjesë në garë dhe kompani të tjera.

Më 23 korrik 2018, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi tenderin për ndërtimin dhe mirëmbajtjen për 13 vjet të rrugës. Në njoftimin zyrtar të tenderit, fondi limit ishte rritur në 20,8 miliardë lekë, ose gati 162 milionë euro, pra gati 50 milionë euro më shumë se fondi fillestar i planifikuar në parashikimin buxhetor. Justifikimi për rritjen me rreth 50 milonë euro të kostos ishte ndërtimi i sinjalistikës dhe sistemit të ndriçimit të rrugës.

Pas negociimit mes qeverisë dhe kompanisë për normën e interest që do të marrë kompania në 13 vite e çoi koston e rrugës në rreth 214 milionë euro, ose në total bashkë me TVSH rreth 260 milionë euro.

Kompania do të duhet të ndërtojë 15,6 kilometra rrugë automobilistike me 6 korsi, një tunel me gjatësi 850 metra dhe dy ura, atë të Matit me gjatësi 620 metra dhe atë të Drinit me gjatësi 223 metra.

Pas ndërtimit, kompania A.N.K shpk do ta mirëmbante rrugën për 13 vite.

Për shkak të pandemisë së Covid-19, në mars qeveria e anulloi projektin koncesionar për rindërtimin e rrugës Milot—Balldren

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>