PD i kërkon qeverisë të kthejë shqiptarët e mbetur jashtë

Nga Exit News
PD i kërkon qeverisë të kthejë shqiptarët e mbetur jashtë

Partia Demokratike i kërkoi qeverisë të marrë masa për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit si pasojë e mbylljes së kufijve.

Në një deklaratë për shtyp, Sekretari për marrëdhëniet me jashtë, Arben Kashahu tha se:

“Është një e drejtë kushtetuese e cila duhet të realizohet nga çdo shtet i përgjegjshëm nëpërmjet operacioneve të organizuara shtetërore.

Shteti është i detyruar të vendosë në funksion të këtij qëllimi të gjitha mjetet dhe mundësitë për të realizuar shpëtimin e qytetarëve të tij.

Është e papranushme, cinike dhe jo-shtetare përgjigja e kryministrit se nuk ka më vende për Shqiptarët për t’i kthyer në vendin e tyre.

“Nuk ka më vende”, është togfjalëshi më braktisës me të cilin i është drejtuar Shqipëtarëve ndonjëherë një kryeiministër. “Listat janë bërë prej kohësh” ,“vendet janë mbushur” janë togfjalëshat më diskriminues që evokojne diferencimin mes qytetarëve të një shteti, ditët që kërkohet më shumë se kurrë solidariteti njerëzor e kombëtar”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>