PD i përgjigjet Ramës: E përdor Kosovën për interesat e tua me Serbinë

Nga Exit News
PD i përgjigjet Ramës: E përdor Kosovën për interesat e tua me Serbinë

Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama se qeveria e djathtë dhe Lulzim Basha kanë mbështetur raportin e Dick Martit, mbi të cilin sot po bazohet hetimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së dhe liderëve të Kosovës.

një postim në Facebook, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka shkruan se Rama ka lobuar ‘më fort se serbët për t’i kaluar Mitrovicën e Veriut Serbisë’.

Paloka shkruan se Rama se puthej me zëdhënësin e Millosheviçit, Aleksandar Vuçiçin në të njëjtën kohë që poshtëronte lidershipin politik të Kosovës dhe heronjtë e gjallë të UÇK-së.

Ai e akuzoi kryeministrin se e ka keqpërdorur Kosovën vetëm për interesat e veta:

“Rama edhe Kosovën e keqpërdori vetëm për interesa të tij . Nuk është rastësi që, nën qeverisjen e Ramës, s’ka patur asnjë njohje, por vetëm çnjohje të Kosovës.”

Duke folur për kontributin e ish-kryeministrit Berisha dhe kreut të PD-së Basha, Paloka u shpreh:

“Kontributi i Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për Kosovën njihet dhe vlerësohet sot nga çdo qytetar i saj, si gjatë luftës, në shpalljen e pavaresisë dhe njohjen e saj ndërkombëtare.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>