PD-ja denoncon përpjekjet e qeverisë për kontrollin e AMA-s

Nga Exit News
PD-ja denoncon përpjekjet e qeverisë për kontrollin e AMA-s

Partia Demokratike, përmes një deklaratë për shtyp të deputetes Albana Vokshi, dënoi të martën përpjekjet e qeverisë për të marr nën kontroll Autoritetit të Mbikqyrjes Audiovizive.

Në ditët e fundit të mandatit, parlamenti ilegjitim, ka vendosur të hapë të ashtuquajturën garë për emërimin e militantëve partiakë, që nuk i shërbejnë interesit publik, por vetëm pushtetit të vjedhur të Edi Ramës,” u shpreh Vokshi.

Ajo shtoi se zvogëlimi në 20 ditë i afatit të aplikimeve për kryetar, përkundër 30 ditëve që përcakton ligji, tregon se gara është fiktive dhe fituesi i paracaktuar.

Vokshi akuzoi qeverinë se ka shkelur rekomndimin e Komisionit të Venecias, i cili në opinionin e tij ka kërkuar që përbërja e AMA-s të respektojë statusin si organ autonom.

Ky rekomandim po shkelet hapur nga qeveria antidemokratike e Edi Ramës, duke shkuar drejt kapjes totale të të gjithë institucioneve që kanë lidhje me median për t’i mbyllur gojën kujtdo që denoncon vjedhjen e zgjedhjeve, vjedhjen me tenderat, bashkëpunimin e qeverisë së Edi Ramës me krimin e organizuar,” deklaroi ajo.

Shqipëria, sipas Vokshit, rrezikon skenarin bjellorus, ku shteti burgos gazetarët që nuk i kontrollon dot.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>