Partia Demokratike, përmes ish-deputetit Enkelejd Alibeaj, ka denoncuar të enjten emërimin në krye të IKMT-së Shkodër të Serdar Hoxha, kandidat për deputet i PSD-së, për të cilin thotë se ka të shkuar kriminale.
“Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme,” u shpreh Alibeaj .
Ai shtoi se më këtë lëvizje, Rama ka konfirmuar “koalicionin me personin që SHBA e shpallën non grata për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion”.
PD akuzoi kryeministrin se i ka dhënë Tom Doshit miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, me synim blerjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit.
“3 mandatet e blera janë mandate në shërbim të Edi Ramës, janë garanci për të vazhduar ndarjen e pushtetit të vjedhur dhe për të thelluar më shumë zhvatjen e shqiptarëve,” tha Alibeaj.
Më herët, Exit raportoi se Niklekaj ka qenë i dyshuar më parë për “shpërdorim detyre” në kohën që mbante postin e kryeregjistruesit në hipotekën e Shkodrës. Gjykata ndaj tij vendosi masën “arrest me burg”.
Ai ishte gjithashtu një nga 3 kandidatët e kësaj partie për të cilët KQZ kërkoi verfikim të thelluar nga prokuroria.