PD kërkon shkarkimin e nëndrejtorit të Policisë së Shtetit

Nga Exit News

Partia Demokratike ka kërkuar sërish shkarkimin e nëndrejtorit të policisë së shtetit Albert Dervishaj. PD deklaron se Dervishja ka qënë ish-agjent i Sigurimit të Shtetit dhe ky fakt shkel ligjin për vetingun në Polici.

Izmira Ulqinaku, përfaqësuese e PD-së tha sot se Edi Rama dhe Sandër Lleshaj vazhdojnë të heshtin” për këtë shkelje të ligjit.

Ajo premtoi se kur PD të vijë në pushtet “të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do mbajnë përgjegjësi ligjore e penale dhe policia do të kthehet në shinat e ligjshmërisë duke i shërbyer vetëm sigurisë së vendit dhe qytetarëve”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>