Partia Demokratike kritikoi, të mërkurën, qeverinë duke thënë se është i vetmi vend që nuk ka një kontratë dhe as buxhet për vaksinën anti-Covid.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, vlerësoi vendimin e qeverisë kosovare për miratimin e fondit 40 milionë euro për të blerë vaksinën kundër koronavirusit. Po ashtu ai sulmoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se ai “po udhëheq shqiptarët drejt imunizimit të tufës”.
“Kjo Qeveri e pa pergjegjeshme, sic duket qartesisht nga te gjitha veprimet apo mos veprimet e saj kerkon qe duke e lene gjendjen ne “renie te lire” te coje ne menyre cinike tek “imuniteti i tufes”, me nje cmim shume te larte kjo per jetet e humbura, shendetin e shkaterruar, cmimin e larte social e te ekonomise”, tha Shehu.