Partia Demokratike përmes Enkelejd Alibeajt shprehet se kryebashkiakja e Roskovecit “u shërben disa trafikantëve të drogës, njësoj si shefi i saj në Tiranë dhe si shumë homologë në bashki të tjera të vendit”. Reagimi i PD-së erdhi pas arrestimit nga policia e Fierit të nipit dhe njëherësh punonjësit të kryebashkiakes së Roskovecit, për transport droge me makinën e institucionit.
Alibeja akuzoi policinë për mbrojtje të kryebashkiakes dhe mos publikimin e njoftimit.
Ai tha se këto veprime janë pasojë e garancisë se Kryeministri Rama “nuk ka shkarkuar asnjë kryebashkiak që është verifikuar me të shkuar kriminale. Ai thjesht ka heshtur që koha të mbulojë llumin me të cilin drejton vendin”.