PD kundërshton Ramën për shifrat për rindërtimin

Nga Exit News
PD kundërshton Ramën për shifrat për rindërtimin

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për fondet e rindërtimit që qeveria ka shpërndarë.

Përmes një statusi në Facebook, përfaqësuesi i PD-së Dorian Teliti shprehet se Rama bën propagandë kur thotë se ka alokuar 275 milionë euro për vitin 2020 për procesin e rindërtimit.

“Propaganda: kemi alokuar 34 miliardë lekë (275 milionë euro) për vitin 2020 për procesin e rindërtimit.

Fakti: deri më 31 shtator, sipas raportimeve zyrtare të vetë qeverisë shqiptare, asnjë qindarkë nuk është paguar nga thesari i shtetit për rindërtimin.

Asnjë qindarkë për rindërtimin, por miliona e miliona euro për inceneratorët.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>