Partia Demokratike përmes Lindita Metaliaj tregoi se në Lezhë, shkollat e dëmtuara nga tërmeti nuk janë rndërtuar. Këto shkolla nuk do të hapen më 14 shtator.
“Jemi vetëm dy javë nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe shkollat e qytetit të Lezhës nuk janë gati për të hapur dyert dhe për të mirëpritur nxënësit me 14 shtator”, tha Metaliaj në një dalje për shtyp ngas Lezha.
Metaliaj shprehet se shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, “nuk është shembur, por nuk është marrë asnjë masë për të zgjidhur problemin”.
Si pasojë 1400 nxënëse në Lezhë do të bëjnë mësim në një shkollë të vetme, me 26 klasa.
Përveç shkollës “Gjergj Kastriot”, të njëjtin problem ka edhe shkolla e Shënkollit, shkolla e mesme “Llesh Nik Daka”, dhe konvikti i shkollës së mesme “Kolin Gjoka”.
Sipas PD, “zgjidhja e vetme është largimi “një orë e më parë i Edi Ramës”.