Në Kryeministri ka të infektuar me Covid-19, sipas deklaratës së Partisë Demokratike.
“28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme”, deklaroi përfaqësuesi i PD-së Bardh Spahia në Facebook.
Spahia akuzon kryeministrin Rama se nuk po zbaton protokollet e sigurisë në institucionin më të lartë të vendit.