Partia Demokratike ka paditur në gjykatë kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn për shpifje ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.
PD në padinë drejtuar gjykatës, shprehet se Veliaj i ftuar në emisionin Opinion ka akuzuar Bashën se:
- U bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë
- Ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë
- Ka ndërtuar kate pa leje
PD argumenton se:
“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozotë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”
Kryebashkiaku Erion Veliaj akuzoi Partinë Demokratike për vënie gjobash ndaj biznesit dhe kryetarin demokrat Lulzim Basha se është pasuruar me katër vila, në kohën kur qytetarët luftonin me pasojat e tërmetit.