PD përmbyll fushatën në Tiranë, Basha: Do të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve

Nga Exit News
PD përmbyll fushatën në Tiranë, Basha: Do të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve

Partia Demokratike përmbylli të premten fushatën elektoralë në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

Kreu i PD Lulzim Basha u bëri thirrje të gjithë banorëve të votojnë Partinë Demokratike “për të sjellë ndryshimin” dhe “për të larguar të keqen”.

“Kjo është Shqipëria jonë, të dielën e rimarrim më votë”, tha Basha para qytetarëve.

Ai u bëri thirrje “socialistëve të dëshpëruar” t’i bashkohen PD.

Ai tha se do të shërbejë si kryeministër i gjithë shqiptarëve.

Basha tha  se “ky është fundi i një rrugëtimi që e nisëm këtu, nga Tropoja në Sarandë, nga Korça në Durrës, cep më cep, të një Shqipërie të mbushur me shpresë, të një Shqipërie që po mbushet me gëzimin e fitores që po vjen”.

“Shqipëria si gjithë Europa duke votuar numrin 9. Ndryshimi është çështje orësh, është madhërisht këtu, në këtë shesh, në zërin tuaj, në zemrën tuaj, ushton, ushton, ushton numrin 9, për ndryshim, për fitoren e çdo familje shqiptare, për fitoren e nënave shqiptare, lotët e nënave që nuk kanë pasur të tharë, me burrat e shpunësuar, me shtëpitë e prishura, pa siguri për të nesërmen, pa rend, pa drejtësi, por nënat shqiptare kudo ku i kam takuar që ju shoh sot në këtë shesh, e kanë ngritur kokën, sepse të dielën vjen ndryshimi për to”, tha Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>