PD premton të shfuqizojë ligjin për amnistinë fiskale kur të vijë në pushtet

Nga Exit News
PD premton të shfuqizojë ligjin për amnistinë fiskale kur të vijë në pushtet

Partia Demokratike deklaroi se nëse qeveria nuk tërhiqet nga ligji për amnistinë fiskale, ky ligj do të shfuqizohet me efekt prapaveprues kur PD të vijë në pushtet.

Në një deklaratë zyrtare, ish-deputetja Jorida Tabaku pohoi se ky ligj do të favorizojë politikanët e korruptuar dhe organizatat kriminale, duke e kthyer Shqipërinë në një parajasë të krimit financiar.

Projekti i kryeministrit në ikje për aministinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar ndërkombëtar dhe madje në vendstrehim për persona që financojnë aktivitete terroriste.

Projekti i Edi Ramës për amnistinë fiskale favorizon politikanët dhe një numër të lartë zyrtarësh. Së dyti, projekti i kryeministrit në ikje i ofron mbrojtje penale krimit të organizuar që do të deklarojë paratë e paligjshme.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, deklarojnë sot para shqiptarëve, para partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, dhe para subjekteve potenciale të këtij projekt-ligji, se nëse kryeministri në ikje nuk tërhiqet nga ky ligji korruptiv, ne do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj”

Tabaku pohoi se ky ligj nuk amniston emigrantët shqiptarët të cilët “jetojnë me sakrifica dhe punë të ndershme”.

Ajo shtoi se ligji “është një shuplakë për shumicën e shqiptarëve që kanë që jetojnë duke punuar në punë të ndershme, pasi përfituesit e amnistisë fiskale paguajnë si taksë vetëm 5 – 10% për vlerën e deklaruar, ndërsa një qytetar ka paguar në 7 vite nga 15% në 23%.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>