Partia Demokratike publikoi sot dokumente të reja nga sistemi TIMS, të cilat tregojnë se kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është arrestuar në Greqi .
Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i PD Gent Srazimiri tha se dokumentet tregojnë se Jorgo Toto dhe Agim Kajmaku është i njëjti person.
“Krahasimi i dy fotove, që janë të të njëtit person, vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto, në fakt është Agim Kajmaku. Provat janë të pakontestueshme dhe Agim Kajmaku apo Jorgo Toto duhet të largohet dhe të merret i pandehur për veprën e tij penale të kryer në shtetin grek dhe për veprën penale të mashtrimit me deklarimet e formularit të dekriminalizimit”.”
Strazimiri akuzoi Ramën se kishte dijeni për arrestimin e Kajmakut, por pavarësisht kësaj ai e kandidoi në Vorë.
“Pavarësisht se si Jorgo Toto, Agim Kajmaku kërkohet prej vitesh nga drejtësia greke, Edi Rama e vendosi përmes votimeve moniste në krye të bashkisë së Vorës.”
Prej disa ditësh Partia Demokratike ka denoncuar të shkuarën kriminale të Agim Kajmakut dhe ka kërkuar shkarkimin e tij nga detyra, pasi sipas ligjit të dekriminalizimit një person me precedent penal nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, përfshirë atë të kryetarit të bashkisë.