PD dokumente të reja për arrestimin në Greqi të Agim Kajmakut

PD dokumente të reja për arrestimin në Greqi të Agim Kajmakut

Partia Demokratike publikoi sot dokumente të reja nga sistemi TIMS, të cilat tregojnë se  kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është arrestuar në Greqi .

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i PD Gent Srazimiri tha se dokumentet tregojnë se Jorgo Toto dhe Agim Kajmaku është i njëjti person.

“Krahasimi i dy fotove, që janë të të njëtit person, vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto, në fakt është Agim Kajmaku. Provat janë të pakontestueshme dhe Agim Kajmaku apo Jorgo Toto duhet të largohet dhe të merret i pandehur për veprën e tij penale të kryer në shtetin grek dhe për veprën penale të mashtrimit me deklarimet e formularit të dekriminalizimit”.”

Strazimiri akuzoi Ramën se kishte dijeni për arrestimin e Kajmakut, por pavarësisht kësaj ai e kandidoi në Vorë.

“Pavarësisht se si Jorgo Toto, Agim Kajmaku kërkohet prej vitesh nga drejtësia greke, Edi Rama e vendosi përmes votimeve moniste në krye të bashkisë së Vorës.”

Prej disa ditësh Partia Demokratike ka denoncuar të shkuarën kriminale të Agim Kajmakut dhe ka kërkuar shkarkimin e tij nga detyra, pasi sipas ligjit të dekriminalizimit një person me precedent penal nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, përfshirë atë të kryetarit të bashkisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>