Partia Demokratike përmes përfaqësuesit të saj Klevis Balliku publikoi të premten disa dokumente ku sipas të cilave rezulton se kreu i Bashkisë Erion Veliaj i ka dhënë prona publike një miku të PS.
Balliu ka deklaruar:
“Kam disa dokumente që faktojnë skandal të tmerrshëm sesi janë marrë pronat publike, parkingje, trotuare, lulishte dhe u janë dhuruar miqve të partisë biznesmenë për ti bërë pallate me qëllim për të rritur koeficientin e tyre. Kjo zonë është te njësia 7. Jemi prapa ish-uzinës Enver. Kjo tokë këtu është e një pronari të një kompanie ndërtimi. Këto prona këtu të nënvizuara me të kuqe janë të qytetarëve, pronë publike. Kjo pjesë sot është parking, qytetarët kanë paguar miliona euro për këtë parking. Ky zotëri ka 682 metra katrorë të vetat.
Ai është shprehur se kryebashkiaku Erion Veliaj i ka dhuruar 1345 metra katrorë këtij biznesmeni.
Balliu tha se është firmosur nga Arbian Mazniku.
Përfituesi është Startek shpk e firmosur nga Lulzim Mehmetaj, deklaroi Balliu.
“Zotëria merr tani 1345 metra katrorë nga të cilat mund të shfrytëzojë 605,5 metra katrorë nga këto që i janë dhuruar, për 8 kate shkojnë 4844 metra katrorë me nga 1000 euro metri, janë 4.8 milion euro që i merren qytetarëve shqiptarë dhe i dhurohen këtij zotërisë. Këtu është vjedhur prona e qytetarëve. Është hera e parë që dalin këto dokumente por denoncimi nuk është bërë për herë të parë dhe nuk është marrë asnjë masë”.