Partia Demokratike ka denoncuar sot se qeveria “vazhdon të paguajë miliona euro për beton për një grusht njerezish”, dhe lë jashtë paketës ekonomike 1 milionë shqiptarë. Në deklaratë për shtyp, shefi i Kabinetit të Lulzim Bashës tha se:
Shqipëria sot është në betejë kundër virusit, por qeveria është në luftë për të mbuluar 2 të vërteta të hidhura.
E vërteta e parë është se qeveria ka përjashtuar nga ndihma ekonomike më shumë se gjysmën e qytetarëve që kanë mbetur pa të ardhura për shkak të masave të jashtëzakonshme.
E vërteta e dytë është se askush nuk do të paguhet për 18 ditët e marsit, kur shumica e bizneseve u mbyllën dhe qytetarët u futën në karantinë me urdhrin e qeverisë.
Ai i bëri thirrje qeverisë të rishikojë paketën e ndihmës ekonomike, në mënyrë që të paguajë qytetarët dhe bizneset, të cilat janë mbyllur për shkak të koronavirusit.