PD: Qeveria ka shkelur Kodin Zgjedhor me shpalljen e koncesionit të hidrokarbureve

PD: Qeveria ka shkelur Kodin Zgjedhor me shpalljen e koncesionit të hidrokarbureve

Partia Demokratike akuzoi qeverinë për shkelje të rregullave të Kodit Zgjedhor me aktin e dhënies së koncesionit të ri të hidrokarbureve.

Ajo i kërkoi KQZ të marra masa për respektimin e Kodit Zgjedhor, duke cituar rregullin e shkelur:

4 muaj para datës së zgjedhjeve, deri ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit/partneritetot publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”.

PD pretendon se procedurat e koncesionit, i cili do të kushtojë 100 milionë euro për 10 vjet, u bënë publike gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi për nxjerrjen e të tilla akteve nga qeveria.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme