Partia Demokratike tregoi sot me foto se si po mbidhet kanabis në të gjithë vendin.
“Kjo foto është bërë së fundmi në Kukës. Kjo tjetra i përket plantacioneve me kanabis në Labëri. Kështu është në Malësinë e Dukagjinit, në Malësinë e Krujës, të Tepelenës, të Gramshit, në fshatrat e Beratit, të Vlorës, madje edhe në periferi të Tiranës”, tha Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata.
Ai akuzoi qeverinë se po e lejon me vetëdije mbjedhjen e kanabisit në të gjithë vendin.
“Shqipëria prej 2 vjetësh është rimbjellë fuqishëm me drogë, por policia është urdhëruar të mos shikojë, të mos dëgjojë, të mos shqetësojë bosët e drogës në partneritet me qeverinë”, tha Gjata.
Sipas tij, kjo gjendje u pasqyrua edhe në raportin e anti-mafias italiane të publikuar të premten.