Partia Demokratike shprehet se të gjitha premtimet e kryeministrit Rama për një mandat të tretë janë gënjeshtra.
Përfaqësuesjae PD, Albana Vokshi tha në një deklaratë për shtyp se në 8 vite qeverisje, Rama dështoi që të mbante premtimet e bëra dhe nuk çoi vendin para “as në ekonomi, as në arsim, as në infrastrukturë”.
“Me qindra mijëra shqiptarë ose janë larguar nga vendi, ose janë varfëruar nën drejtimin e Edi Ramës” tha Vokshi duke shtuar se “në 8 vjet, dokumentat zyrtare tregojnë se qeveritarët e Edi Ramës e trefishuan pasurinë e deklaruar.”
Kryeministri Rama kërkoi më herët nga Berati mandatin e tretë për të përfunduar punët e nisura gjatë këtyre 8 viteve.