PD, Rama i ka dhënë 1 miliardë lekë Bollinos, përmes kompanive të ndryshme

Nga Exit News
PD, Rama i ka dhënë 1 miliardë lekë Bollinos, përmes kompanive të ndryshme

Partia Demokratike akuzon qeverinë Rama se përmes kompanisë ‘Image & communications Development’ i ka dhënë 1 miliardë lekë Carlo Bollinos.

“Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve”, deklaroi Endri Hasa në një komunik për median, të mërkurën.

Hasa akuzoi Carlo Bollinon se “ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare”.

“Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë”, tha Hasa.

Pak ditë më parë, PD, përmes Endri Hasës akuzoi Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) se i ka dhënë kësja kompanie 1 miliardë lekë nëpërmjet një tenderi fiktiv.

Hasa deklaroi se kompania Image & Communication vetëm për një muaj e gjysmë, ka marrë 2.5 miliard lekë tendera nga AKSHI.
Ai i bëri thirrje të hetohet kjo çështje duke e quajtur “vjedhje të parave të shqiptarëve”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>