PD, Rama kërcënoi familjen Cakoni pas denoncimit se nuk kanë marrë shtëpi e pension

Nga Exit News
PD, Rama kërcënoi familjen Cakoni pas denoncimit se nuk kanë marrë shtëpi e pension

Partia Demokratike ka denoncuar, të enjten, se kryeministri Rama ka ushtruar presion mbi familjen Cakoni, e cila nga tërmeti i 26 nëntorit humbi 2 pjestarë të familjes.

Ish-deputetja Grida Duma, në një konferencë për shtyp, tha se familja Cakoni, menjëherë pas denoncimit publik se ende nuk ka marrë as strehim dhe as pension siç i është premtuar, ka marrë një telefonatë nga Rama.

Manjola Cakoni, një prej vajzave të familjes, ka deklaruar për PD-së:

“Dje dola në televizor dhe tregova hallin tim, shqetësimin tim për vete dhe për fëmijën tim. Kur pashe veten aty u ndjeva shumë keq, dhe pastaj kam shkuar në spital. Shkova në spital. Rrugës kur po vija nga spitali, më merr në telefon dikush nga kryeministria. Përgjigjet mami im, se unë isha e sëmurë dhe i thotë: “Turp të ketë Manjola! Edi jam. Edi Rama jam. Turp të ketë Manjola për atë që ka bërë sot.”

Ish-deputetja Duma tha se denoncimi i familjes Cakoni ka ‘demontuar totalisht serinë e tërë të telenovelës me regji dhe tutorial të tij dhe aktor kryesor Edi Ramën’, i cili ka përdorur familjet e dëmtuara nga tërmeti për propagandë dhe më pas i ka lënë ata në mëshirë të fatit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>