Partia Demokratike ka akuzuar, të premten, kryeministrin Rama se mashtroi qytetarët me premtimin për mbylljen e lojërave të fatit, të cilat i rihapi sërish vetëm pas 1 viti.
Në një deklaratë për shtyp, Sekretari për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata deklaroi:
‘Në fshehtësi ai ka miratuar një VKM që i hap rrugë përsëri biznesit kriminal të lojërave të fatit në zemër të kryeqytetit.
Akoma pa u tharë boja e vendimit për mbylljen e lojërave të fatit, ai i rihap ato, duke u tallur me dramën e atyre mijëra familjeve të cilat i mashtroi me premtimin e thyer se do ti jepte fund një plage të madhe sociale.
Tani të gjithë e kanë të qartë se ortakëria e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista është shumë më e fortë se cdo premtim që ju ka bërë qytetarëve.’
Exit News ka përmbledhur këtu të gjitha deklaratat e kryeministrit Rama gjatë gjithë viteve që ai propagandonte se do të mbyllte njëherë e mirë të gjithë lojërat e fatit, si fizikisht ashtu dhe online.
Ndërsa këtu mund të lexoni për vendimin e qeverisë që praktiktisht lejon kthehen gjithë qendrën e Tiranës në një zonë kazinosh.