PD: Rama në fund të karrierës politike, i kanë shterruar idetë

Nga Exit News
PD: Rama në fund të karrierës politike, i kanë shterruar idetë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi komentoi, të premten, fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së.

Në një postim në Facebook, Bardhi u shpreh se “sot pamë një Edi Ramë në fund të karrierës së tij politike, një njeri të lodhur që ka shterruar nga çdo ide.”

Bardhi theksoi se Rama po shtyn ditët deri në 25 prill duke premtuar ato që nuk bëri në 7 vjet, duke mashtruar për ato që nuk bëri.

Ai akuzoi kryeministrin se dëmi që Edi Rama ka bërë këto 7 vjet është kolosal, pasi ‘i ka vjedhur pa pushim shqiptarët dhe i ka detyruar të largohen nga vendi’.

Bardhi i bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill të votojnë për të larguar Ramën dhe për të sjellë ndryshimin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>