
Partia Demokratike deklaroi se kryeministri Edi Rama ëështë në panik pas kallëzimit të koncesionit të inceneratorëve në SPAK.
Në një komunikim për mediat, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se me daljen e tij te inceneratorët, ai dha mesazh të qartë për drejtësinë.
“Ramën e ka zënë panikun për hetimin e inceneratorëve. I thotë drejtësisë që të mos hetojnë për inceneratorëve sepse pas tyre jam unë.”
Edi Paloka ironizoi aktivitetin e kryeministrit Rama, i cili prezantoi në Elbasan platformën Deputeti që duam te inceneratori. Ai e konsideroi atë si një simbol për kryeministrin dhe qeverisjen e tij.