Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama nuk bën ndryshime në qeveri, por thjeshtë ‘riciklon të korruptuarit për shkak të luftës mes klaneve në pushtet.’
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi theksoi se Shqipërisë nuk i duhen ndryshimet e fytyrave që bën Rama, por i duhet një ndryshim i vërtetë:
“Edi Rama është një dështim. Ai është i paaftë të ndryshojë gjërat dhe vazhdon të bëjë keq e më keq. Vendit nuk i duhen arnime të vjetëruara, por i duhet ndryshim. Prej 8 vitesh Edi Rama ka ofruar veç dështime dhe një qeveri që kujdeset vetëm për veten.”
Bardhi i bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill të rrëzojnë qeverinë e Ramës:
“Është koha për të sjellë ndryshimin dhe shpresë të re në Shqipëri. Është koha për të zgjedhur një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten e saj.”
Reagimi i Bardhit vjen pasi kryeministri Rama emëroi, të martën, Olta Xhaçkën si zëvendësministre të jashtme në vend të Gent Cakajt; Niko Peleshin si ministër Mbrojtjeje.