PD: Rama po fsheh numrin e të vdekurve nga koronavirusi

Nga Exit News
PD: Rama po fsheh numrin e të vdekurve nga koronavirusi

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se ka kërcënuar prokurorinë për të mos hetuar fshehjen e numrave të vdekjeve të lidhura me koronavirusin në vend.

Përfaqësuesi i PD-së Bardh Spahia, në një deklaratë zyrtare nga selia e PD-së të dielën tha se:

“Shkodra është një nga shembujt tipik të fshehjes së të vërtetës nga qeveria. Pasi e la pa teste të mjaftueshme për muaj të tërë, qeveria po i mohon Shkodrës edhe të vdekurit. E bën për të përfituar politikisht duke fallsifikuar të vërtetën”.

Ai tregoi se “Bashkia Shkodër ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Pra, nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor, në Bashkinë Shkodër, pa llogaritur 4 bashkitë e tjera të qarkut, janë rregjistruar 80 vdekje covid nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun”.

Spahia tha se “Edi Rama po përdor këtë praktikë kriminale të fshehjes së numrit real të fataliteteve nga Covid-19 për të mbuluar dështimin e tij në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga Koronavirusi”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>