PD: Rama zëvendësoi një ushtar të krimit me një tjetër ushtar të krimit në IKMT-në Shkodrër

PD: Rama zëvendësoi një ushtar të krimit me një tjetër ushtar të krimit në IKMT-në Shkodrër

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj duke folur të premten për largimin e Sedar Hoxhës si kreu i IKMT Shkodër, akuzoi  kryeministrin Rama se kishte zëvendësuar një ushtar të krimit me një tjetër ushtar të krimit, duke iu referuar Guri Seferit.

“Ai (Seferi) është në atë detyrë për shkak të lidhjes me trafikun e drogës. Jo më larg se korrikun e shkuar, djali i tij, Romi Seferi, është arrestuar për trafik droge,” deklaroi Aliabeaj.

Ai shtoi se heqja e Hoxhës ishte meritë e denoncimit të PD-së e se partneriteti me krimin është standardi i Ramës.

“Lidhja me krimin ka qenë një standard me të cilin Edi Rama ka keqqeverisur vendin, nga përzgjedhja e depuetetëve dhe e kryetarëve të bashkive, deri te postet më të rëndësishme në administratën publike,” u shpreh Alibeaj.

Sipas tij, kjo është arsyeja që vendi nuk ka mirëqënie dhe renditet në krye të listave për korrupsionin.

“Shqiptarët nuk meritojnë që një ushtar i krimit si Serdar Hoxha të zëvendësohet më një tjetër ushtar të krimit si Guri Seferi,” tha Alibeaj në fund duke premtuar se PD-ja do të vazhdoj luftën për dekriminalizimin e politikës.

Serdar Hoxha u emërua më 16 qershor 2021 dhe  ishte kandidat për deputet për PSD-në në zgjedhjet e 25 prillit. Ai ishte një nga 3 kandidatët e kësaj partie për të cilët KQZ kërkoi verfikim të thelluar nga prokuroria.  Në vend të tij të premten, 25 qershor, u emërua Guri Seferi. 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>