Partia Demokratike, përmes avokatit të tyre Logu, deklaroi të enjten se Taulant Balla ka kërkuar vota në këmbim të ndihmës ekonomike në Elbasan.
Logu citoi një mesazh që, sipas tij, i është dërguar qytetarëve që janë të varur nga ndihma ekonomike, ku thuhej:
” Ju flasim nga zyra e stafit të Taulant Ballës, e duam t’ju njoftojmë se ndihma juaj ekonomike është dyfishuar nga shkurti deri në qershor. Kjo është mundësuar nga Taulant Balla. Presim mbështetjen tuaj. Faleminderit”.
Ai shtoi se PD-ja ka denoncuar në SPAK rreth 50 raste të shit-blerjes së votës, përfshirë edhe deputetin Taulant Balla e bashkëpunëtor të tij, në manipulimin e votave.
Logu u shpreh se kishin identifikuar rreth 20 raste “ku shfaqen Taluant Balla, kandidatët për deputetë, kryetarët e bashkive, këto provojnë që investimet publike që po kryenin në atë kohë në Elbasan, në përfitim të votës”.