Partia Demokratike e ka cilësuar propagandë njoftimin e kryeministrit Rama për një fjalim lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se fjalimi nuk e shpëton dot Ramën nga përgjegjësia.
Rama u mundua të manipulojë opinionin publik, duke fshehur të vërtetën, ka thënë përfaqëuesi i PD për gazetarët.
Sipas tij kryeministri është frymëzuesi i dhunës.
“Por shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama frymëzuesi i dhunës, i arrogances dhe i urrejtjes. Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia”, deklaroi Alibeaj.
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se do të mbajë një fjalim në orën 18:00 mbi vrasjen ë Klodian Rashës.
Në të njëjtën orë është thirrur edhe protestë mbi vrasjen e 25 vjeçarit.